Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendësministri Risteski mbajti fjalim në hapjen e Forumit të parë të biznesit në Komunën e Dellçevës “Së bashku t'i shtrijmë dorën zhvillimit”

Zëvendësministri Risteski mbajti fjalim në hapjen e Forumit të parë të biznesit në Komunën e Dellçevës “Së bashku t'i shtrijmë dorën zhvillimit”

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski sot mori pjesë në Forumin e parë të biznesit në Komunën e Delçevës, ku mbajti fjalim para një numri të madh ekonomistësh nga rajoni Pijaneçko-Maleshevës, si dhe nga Republika fqinje e Bullgarisë.

Forumi i parë i biznesit “Së bashku t'i shtrijmë dorën zhvillimit” organizohet me qëllim të lidhjes së komunitetit lokal të biznesit, institucioneve dhe investitorëve potencialë, si dhe shkëmbimin e ideve dhe iniciativave që synojnë bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin e Komunës së Dellçevës dhe rajonit.

"Organizimi i forumeve të tilla të biznesit janë mundësi e shkëlqyer për rrjetëzimin e kompanive dhe investitorëve, por edhe për të lidhur komunitetin e biznesit dhe institucionet, që mund të rezultojnë me krijimin e mundësive të reja ekonomike dhe nismave investuese. Konsideroj se Komuna e Dellçevës, si dhe komunat e tjera në rajonet e Pijanecit dhe Maleshevës, kanë shumë për t'u ofruar investitorëve nga Maqedonia dhe Bullgaria, se ekziston një potencial i madh për bashkëpunim ekonomik, e sigurisht duhet të shfrytëzohen mundësitë për bashkëpunim ndërkufitar", tha zëvendësministri Risteski.

Në kuadër të forumit, të pranishmit patën mundësinë të marrin pjesë në disa panele diskutimesh në fushën e proceseve të inovacioneve dhe digjitalizimit në ekonomi, mundësitë për bashkëpunim me rajonet fqinje, potencialet për zhvillimin dhe plasmanin e produkteve vendore, ndërsa u mbajtën edhe takime të drejtpërdrejta "B2B" midis kompanive.

Para përfaqësuesve të pranishëm të sektorit të biznesit nga Maqedonia dhe Bullgaria, kryetari i Komunës së Dellçevës, Ivan Gocevski, prezantoi mundësitë për investim në komunën dhe rajonin. Gocevski theksoi se përveç mundësive për rritjen e bashkëpunimit në sektorin e turizmit dhe hotelierisë, ekziston edhe potencial i madh për rritjen e bashkëpunimit dhe investimeve edhe në fushat tjera ekonomike dhe industritë.

Në Forumin e parë të biznesit në Dellçevë “Së bashku t'i shtrijmë dorën zhvillimit” morën pjesë disa kompani nga Maqedonia dhe Bullgaria, ndërsa i njëjti u organizua nga Komuna e Delçevës dhe Oda Ekonomike Maqedonaso-Bullgare.

Ky Forum është platformë e shkëlqyer për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis kompanive nga të dy vendet dhe mund të kontribuojë në vendosjen e partneriteteve të reja dhe intensifikimin e shkëmbimit tregtar dhe investues.

Accessibility Menu