Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendësministri Risteski në takim me afaristë nga Komuna e Kisella Voda

Zëvendësministri Risteski në takim me afaristë nga Komuna e Kisella Voda

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, me ftesë të kryetares së Komunës së Kisella Voda, Beti Stamenkoska-Trajkoska, mori pjesë në ngjarjen “Ndërtojmë besim dhe rrjetëzim të subjekteve afariste nga Komuna e Kisella Voda”, ku morën pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të sektorit afarist në këtë komunë të Shkupit. 

Në ngjarje, zëvendësministri Risteski prezantoi një pjesë të masave që Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës i ofrojnë për mbështetjen e ekonomisë vendore, si dhe planet për vitin 2026. 

- Në vitin 2026, Ministria e Ekonomisë dhe Punës do t’i mbështesë kompanitë vendore në rritjen dhe zhvillimin e tyre, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të tyre, në mënyrë që ato të jenë më konkurruese si në tregun vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Edhe këtë vit, në kuadër të Planit Operativ për Punësim, kompanitë do të kenë në dispozicion më shumë masa, siç janë mbështetja financiare për rritjen e numrit të të punësuarve në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe mbështetja për investimet e gjelbra dhe “tranzicionin e gjelbër” të kompanive. Nga ky vit, risi paraqesin edhe masat që rrjedhin nga Ligji për Mbështetje Financiare të Investimeve, ku për kompanitë parashihet ndihmë financiare me qëllim të nxitjes së rritjes ekonomike, hapjes së vendeve të reja të punës dhe rritjes së konkurrueshmërisë – tha zëvendësministri Risteski. 

Kryetarja e Komunës, Stamenkoska-Trajkoska, në takim deklaroi se Kisella Voda është një komunë transparente me komunikim dhe marrëdhënie të shkëlqyera me sektorin afarist. Ajo shtoi se në periudhën e ardhshme do të formohet një Regjistër i kompanive të komunës, me qëllim të komunikimit më të mirë, informimit më të shpejtë dhe rrjetëzimit më të lehtë ndërmjet firmave. 

Risteski dhe kryetarja e komunës, Stamenkoska-Trajkoska, theksuan rëndësinë e përmirësimit të klimës lokale afariste përmes realizimit të projekteve dhe masave nga institucionet lokale dhe shtetërore. Pikërisht kompanitë lokale mikro, të vogla dhe të mesme kanë rëndësi të madhe për gjendjen e përgjithshme ekonomike në vend, pasi ato janë katalizatori kryesor i rritjes ekonomike, ofrojnë mundësi punësimi për një pjesë të madhe të popullsisë dhe luajnë një rol jetik në nxitjen e inovacionit, zhvillimit rajonal dhe përgjegjësisë shoqërore.

 

 

Accessibility Menu