Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendësministri Risteski realizoi takim me delegacionin nga Republika e Austrisë

Zëvendësministri Risteski realizoi takim me delegacionin nga Republika e Austrisë

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski sot realizoi takim me delegacionin nga Republika e Austrisë, e përbërë nga Harald Breza-Fuger, Atashe për çështje sociale, shëndetësi, kujdes dhe mbrojtje të konsumatorëve në ambasadën austriake në Shkup, Petra Draksëll, Drejtor i agjencisë për punësim të Austrisë, Jorg Mirtëll nga Ministria e Punës, Punës Sociale, Mbrojtja Shëndetësore dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve dhe Xhudit Marte-Huanig nga Agjencia për Punësim e Austrisë.

 

Në takimin u bisedua për thellimin e bashkëpunimit midis dy shteteve, ministritë e resorit dhe agjencitë për punësim në fushën e punës, me fokus të veçantë në ekonominë e gjelbër, tranzicionin e gjelbër të kompanive dhe krijimin e vendeve të reja të gjelbra të punës në Maqedoni. 

 

Në kuadër të vizitës u diskutua edhe për mbajtjen e punëtorisë në temën “Krijimi i vendeve të gjelbra të punës në Maqedoni” që do të mbahet në Shkup më 12 dhe 13 nëntor dhe do të fokusohet me krijimin e vendeve të gjelbra të punës në fushën e menaxhimit të mbeturinave, në parqet kombëtare, në mjediset rurale dhe në zhvillimin e turizmin të qëndrueshëm. Në kuadër të punëtorisë dyditëshe është parashikuar mbajtje e prezantimeve, seancave plenare dhe panel-diskutimeve, në të cilat do të marrin pjesë ekspertë nga Austria dhe përfaqësues të palëve të interesuara – ministritë, komunat, agjencitë, parqet kombëtare, organizatat dhe shoqatat civile.

Accessibility Menu